Java nis me stil. Ky është titulli më i zakonshëm që mund t’i vendosnim një lajmi mode kur është fjala për Sara Berishën, fashionisten e njohur të rrjetit, që është kthyer në frymëzim stili për shumë vajza të reja. Nëse hyjmë pak më thellë në detaje dhe analizojmë një pjesë të zgjedhjes së saj të ditës, atëherë është e thjeshtë për të vënë re harmoninë e elementëve që te Sara nuk mund të anashkalohen.

Zgjedhja e sotme është sa një kontrast i njohur dhe i sprovuar në ngjyra, aq edhe modern dhe i guximshëm në stil. Një bluzë ‘Polka Dots’ me kontrastin bardhë e zi, kombinuar me një fund të shkurtër lëkure, i kuq, është një zgjedhje e guximshme që flet me fjalën e fundit të modës.

Çizmet e zeza e të gjata kamosh plotësojnë veshjen elegante të Sarës, e cila edhe këtë herë ka fituar me qindra pëlqime në rrjet dhe përgëzime për zgjedhjen energjike të fillimjavës.