Fashion blogerja e njohur Erisa Kacupi na ka sjellë sot veshjen e ditës. Nga një vëzhgim në Instagram, mund të shikoni lehtësisht se Erisa ka jë shije mjaft të hollë për sa u përket zgjedhjes së veshjeve.

Fashionistja pëlqen markat e shtrenjta, kryesisht çantat të cilat duken të jenë aksesori i saj i preferuar. Sot ajo ka vendosur në qafë një çantë të zezë Gucci që bie direkt në sy.

Fashionistja me rreth 12 mijë ndjekës në Instagram, ka veshur një palë pantallona xhins të kombinuar me një këmishë, mjaft të veçantë me nuanca jeshile dhe të verdha.

Gjysmë çizmet me taka janë një tjetër zgjedhje e Erisës. Ne e votojmë me 10 pikë veshjen e saj, juve si ju duket?