Teksa shikon drejt së ardhmes së saj të ndritur, fashion blogerja Alba Hodo është zgjedhur sot si vajza e veshur më bukur për këtë të shtunë.

Me dy ngjyra bazike e ka veshjen Alba, por që asaj i shkojnë shumë. Alba ka veshur një fustan të kuq sportiv por njëkohësisht, edhe trendy.

E veçanta e fustanit është tyli që ka në pjesën e gjoksit por që vazhdon edhe tek krahët e fustanit. Duke qenë një fustan komod, Alba e ka bërë këtë veshje akoma edhe më të rehatshme, duke veshur një palë këpucë të sheshta të zeza.

Alba ka veshur edhe një palë çorape të zeza të gjata çfarë e bëjnë të duket sikur ka veshur gjysmë çizme. Epo vajzat e modës, i dinë “hilet” e modës që t'i bëjnë veshjet të duken sa më interesante.

 

Lookin’ at my bright future like 😎

A post shared by Aba La Petite (@albahodo_) on