Fashion blogerja Vanesa Gjini di gjithmonë sesi të na e tërheqë vëmendjen me veshjet e saj. Edhe sot ajo ka qëlluar në shenjë, duke fituar vendin e parë me veshjen më të bukur të ditës.

Vanesa ka zgjedhur një fund lëkure ngjyrë të zi, të kombinuar me një këmishë të bardhë. Edhe pse veshja është klasike, Vanesa ka preferuar një palë atlete të bardha.

Dhe mirë ka bërë, pasi është bërë tendencë që edhe veshjet klasike dhe serioze të kombinohen me atlete. Gjithsesi le të kalojmë tek detaji më i bukur i veshjes së Vanesës.

Palltoja e kuqe e gjatë deri në gju, është ajo që i jep më shumë bukuri veshjes. Teksa hedh shikimin gjetkë dhe me një pije në dorë, Vanesa i meriton 10 pikët për veshjen më të bukur, dhe për këtë foto kaq të realizuar.