Një veshje e ngrohtë, tipike për stinën e dimrit. Në fakt Lori Hoxha nuk mund të gabojë asnjëherë në zgjedhjen e veshjeve. Edhe sot ajo ka qëlluar në shenjë jo vetëm me kombinimin, por edhe me realizimin e fotos.

Për hirë të së vërtetës, po të futesh në profilin e Lori Hoxhës në Instagram, shikon vetëm foto të realizuara në perfeksion, aq sa na shkon mendja t’i fshijmë fotot tona nga profilet personale, kur shikojmë ato të Lorit.

Gjithsesi, le të rikthehemi tek veshja e Lorit. Fashion blogerja e njohur sot ka dy elementë që e bëjnë veshjen e saj kaq të bukur dhe të veçantë.

Një janë gjysmë çizmet Balenciaga ngjyrë te kuqe, dhe dy palltoja prej pelushi e bardhë. Lori ka ditur mirë të luajë me këto dy ngjyra. Përveç dy detajeve të mësipërm sigurisht që edhe çanta Chanel, nuk bie më pak në sy.

 

keeping warm

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

Bluza dhe xhinset poshtë palltos Lori ka vendosur t’i veshë ngjyrë gri. Ne e vlerësojmë veshjen e saj me 10 pikë, juve si ju duket?