Si fillim duhet t’ju themi që stili i saj na ka pëlqyer gjithmonë. Lozonjar, femëror dhe mbi të gjitha origjinal. Sot, në ditën e lindjes së bashkëshortit, Julka Gramo ka postuar një foto me dy djemtë e tyre, si dhuratë për të. Dhe është edhe vetë si një pako, me ato atletet me fjongo.

Për të vazhduar me komentin e veshjes, fjongot e atleteve kombinohen me materialin e fundit gjithashtu tyl, ndërsa fundi kombinohet me ngjyrën e bluzës, e cila me një material të plotë dhe në një masë të madhe kombinohet shumë mirë edhe me atletet, duke e bërë veshjen shumë harmonike.

Një palë vathë të mëdha të varur dhe flokë të kapur topuz i japin tone më elegante dhe femërore pamjes që mesa duket ajo e ka zgjedhur për një shërbim fotografik te revista Jeta, por që është plotësisht në stilin e saj dhe mund të ishte fare mirë edhe zgjedhje e një dite të zakonshme.