Prej kohësh, këngëtarja Samanta Karavella nuk e përdor Isntagramin vetëm për të promovuar projektet e saj artistike, por njëkohësisht edhe për të ndarë me miqtë virtualë foto artistike të clat ajo realizon në kuadër të ndonjë klipi të ri apo edhe foto street style më të zakonshme. Herë ekstravagante e herë më casual, Samanta ka bërë për vete me mijëra ndjekës, sidomos ato të gjinisë femërore, të cilat vazhdimisht e komplimentojnë për stilin e zgjedhur.

Sot këngëtarja me zërin e veçantë ka postuar dy foto me një look të ri. Flokët e errët janë identifikues tashmë për Samantën, ndaj edhe veshjet e çelura i nxjerrin më në pah tiparet e ëmbla. Si kjo bluzë oversive në ngjyrë mustardë që këngëtarja e ka kombinuar me një palë çizme të gjata me lule.

Lulet, tendenca e fortë e kësaj pranvere, janë të kudogjenduara, por në çizme me stil të tillë ishin ndeshur më pak. Ndaj edhe Samanta ka tërhequr sot vëmendjen e të gjithëve. S’mund të ishte jashtë përzgjedhjes së ditës.