Një prej fashionisteve të njohura në Instagram është edhe Erisa Kaçupi, e cila zakonisht tërheq vëmendjen me veshjet e zgjedhura me kujdes, stilin street style, por jo rrallëherë edhe veshjet ekstravagante. Një prej vajzave më të spikatura të kohëve të fundit sa i përket stilit të veshjes, sot ka zgjedhur një kombinim unik.

Lulet e qëndisura – tendenca e çdo vitrine këtë pranverë është një element modern edhe i Erisës. Një triko të zezë me lule të qëndisura, Erisa e ka kombinuar me xhinse të ngushta - një zgjedhje perfekte për këto ditë të freskëta prilli.

Në hyrje të sezonit të vjeshtës 2016, shumë prej blogereve të njohura në profilet e tyre sociale prezantuan edhe trendet kryesore të vjeshtë – dimër 2016, por edhe pranverës 2017. Mes shumë palëve të këpucëve dhe të ҫizmeve që kanë mbizotëruar, me siguri të gjithë keni vënë re edhe trendy-n më të ҫuditshëm. Sigurisht që po, është moda e fundit e prezantuar nga Gucci, këpucë-shapka me pellush.

Gjatë këtyre muajve të ftohtë të dimrit, askush nuk i pengoi vajzat e njohura t’i mbajnë veshur edhe në temperature të ulëta. Erisa i ka veshur sot dduke i kombinuar mjaft mirë me veshjen e mësipërme. Çanta turkeze është një detaj më shumë që ia shton elegancën dhe freskinë pranverore fashionistas.