Streçe nё ambientin e punёs tё kombinuara nё mёnyrёn ideale pёr ditёt e ftohta tё dimrit. Kёshtu ka zgjedhur tё vishet sot stilistja e njohur Rezarta Skifteri. Tё zezёn e streçeve, bluzёs dhe atleteve e thyen pellushi nё ngjyrё tё çelёt pak mё i veçantё se ata qё jemi mёsuar tё shohim deri mё tani, sepse ai ёshtё nё formё jeleku, pra pa mёngё.

Pёr vajza qё nuk hezitojnё qё me anё tё veshjes tё shfaqin format e tyre trupore, ky ёshtё njё kombinim interesant nga i cili mund tё frymёzoheni gjatё dimrit. Mbase jo nё kёto ditё kaq tё ftohta, por nёse ditёn e kaloni nё ambient tё mbyllur e transportin e bёni me makinё, pse jo?