Çdo gjë që vesh diva Rihanna na duket e bukur. Ndoshta trupi i saj, mënyra si i kombinon rrobat bën çdo veshje të duket e veçantë. Gjithsesi, edhe kësaj radhe Rihanna ia ka dalë të sjellë një veshje të bukur me këpucë të shëmtuara. Do të thoni ju me të drejtë, si? Epo në festivalin e përvitshëm Coachella, Rihanna u shfaq me një palë çizme Ugg ngjyrë kafe, që po t’ia shikonim veshur dikujt tjetër, nuk do të dukej kaq bukur.

Rihanna kishte guxuar t’i kombinonte çizmet me një fustan në të njëjtën ngjyrë, pa reçipeta. Diva e muzikës pop, dukej si gjithmonë një yll, dhe për rrjedhojë edhe çizmet e gjata mbi gju me takë dukeshin bukur.