Diva e muzikës shqiptare Adelina ismaili ka guxuar gjithmonë në veshjen e saj edhe vite më parë kur zhveshja në skenë ishte tabu. Adelina ka sjellë edhe në vitet ’90 tendenca mode që i qëndrojnë edhe ditëve të sotme. Për kohën kur këndonte “Një ditë kosovarçe”, Adelina mund edhe të paragjykohej kur shfaqej me barkun përjashta. Por sot teksa shikojmë videot e saj në Youtube, vëmë re se veshjet e Adelinës janë rikthyer sërish në modë në vitin 2018. Të gjitha vajzat bien dakord se bluzat e shkurtra me krahë të rëna, janë në modë edhe këtë vit. Pantallonat me bel të lartë gjithashtu janë të preferuarit e momentit. Le të kalojmë edhe tek këpucët me maja, që janë rikthyer sërish në modë, dhe vajzat që ndjekin modën, por jo vetëm, nuk i heqin nga këmbët. Epo Adelina, vite më parë i ka veshur, dhe ka guxuar si rrallë këngëtare e njohur shqiptare.

Adelina ka guxuar edhe me fustanin me rrjetë...

Varëset e ngjitura pas qafës ju thonë gjë?

Po pelushët?

Xhinse me kanotiere me kurrizin e zbuluar