Trashëgimtarja e njohur e Top Channel, Lori Hoxha njihet për jetën e luksit që bën. Fashionistja vishet me markat më të shtrenjta, dhe kombinimet e veshjeve të saj pëlqehen gjithmonë nga vajzat.

Gjithsesi, Lori nuk vishet gjithmonë shtrenjt. Ka raste që nuk shpenzon shumë, dhe preferon edhe fustane me çmime jo shumë të kripura. I tillë është edhe fustani që veshi në ditëlindjen e Jonida Maliqit. Fashionistja zgjodhi një fustan të bardhë të markës NBD që kushton vetëm 160 euro. Duke parë veshjet e tjera të Lorit që janë shumë të shtrenjta ky fustan duke shumë "i lirë", dhe i përballueshëm për t'u blerë edhe nga një vajzë e thjeshtë.