Elvana Gjata po shijon sukseset e karrierës së saj. Çdo ditë e më shumë këngëtarja shqiptare është aktive në Instagram, duke postuar foto të projekteve të saj por jo vetëm. Përveç muzikës, ajo që vihet re lehtësisht në Instagram-in e Elvanës, është shija e saj e hollë në zgjedhjen e veshjeve. Nuk e dimë nëse ju kanë rënë edhe ju në sy, ngjyrat e ndezuara që Elvana zgjedh për veshjen e saj. Mjafton një vëzhgim i shpejtë në profilin e këngëtares, për të parë larminë e ngjyrave që këngëtarja preferon. Elvana në fakt me aq shumë adhurues që ka, është një ndikim i madh mode, pasi shumë vajza e “kopjojnë” për t’u dukur si ajo.