Në përgjithësi jemi mësuar që personazhet e njohur shqiptarë të vishen shtrenjtë me markat më luksoze. Këngëtarja e njohur Nora Istrefi njihet për blerjet e saj me çmime marramendëse. Gjithsesi, sot Nora ka bërë një zgjedhje ekonomike. Një kostum i bardhë i markës Zara që kushton 100 euro, është pëlqyer shumë nga vajzat në Instagram.

Shumica kanë menduar me siguri se këngëtarja ka shpenzuar shumë për këtë kostum, por në fakt jo. Kostumi i bardhë i kombinuar me atlete, tendencë kjo e fundit e vajzave që ndjekin modën, nuk ka kushtuar aspak në krahasim me shumat që shpenzon Nora në veshje.