Na ndajnë vetëm 3 muaj nga martesa e Princit Harry dhe Meghan Markle. Çifti i famshëm do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë përpara miliona njerëzve.

Gjithsesi, teksa presim 19 majin, çiftin e dashuruar e kemi për vizitë në Skoci, një ditë përpara Shën Valentinit.  Si gjithmonë ajo që bie në sy është Meghan, dhe për të ka gjithmonë kuriozitet të shihet se çfarë ka veshur gruaja e ardhshme e Princit Harry.

Edhe kësaj radhe Meghan ka preferuar palltot e gjata. Aktorja ka veshur një palë pantallona të zeza të gjëra, dhe një pallto me kuadrate blu dhe jeshile.

Meghan ka preferuar një çantë të vogël jeshile që i ka dhënë më shumë hijeshi veshjes. Gjithsesi kjo nuk është hera e parë që Meghan vishet me pallto. Aktorja duket se i adhuron, dhe sa herë shfaqet në publik me një të tillë, të gjithë magjepsemi pas saj.