Moderatorja e njohur Luana Vjollca kryesisht gjatë puntatave të saj të emisionit “Shiko Kush Luan”, ka zgjedhur të vishet jo shtrenjtë.

Në ndryshim nga motra e saj, Luana nuk e ka parë të arsyeshme për të shpenzuar shumë para, pasi edhe me veshjet që ka zgjedhur njësoj bukur është dukur.

Gjithsesi në puntatën e 17-të dhe të fundit për këtë sezon, Luana e ka rritur paksa dozën e shpenzimeve për veshjen. Moderatorja ka zgjedhur një fustan të bardhë të shkurtër me mëngë të gjata nga Elisabetta Franci.

Fustani ka kushtuar 345 euro. Shpenzimi më i madh për këtë finale të emisionit nuk ka qenë fustani, por sandalet. Luana ka veshur një palë sandale të bardha të Giuseppe Zanotti, që kushtojnë plot 1075 euro.

Në total kjo veshje e Luanës ka kushtuar 1420 euro. Goxha shpenzim për një finale apo jo?