Vajzat që adhurojnë modën tregojnë se kanë të njëjtat shije për sa u përket veshjeve në evenimente të rëndësishme. Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi u shfaq në koncertin e parë recital të Elvana Gjatës, me një fustan të gjatë ngjyrë portokalli.

Ky fustan i shkonte shumë Jonidës edhe me ngjyrën e re të flokëve. Të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe fashion blogerja e njohur Estela Ujka.

Fashionistja ka publikuar foto me të njëjtin fustan në një eveniment tjetër mbrëmjen e kaluar në kryeqytet. Edhe Estelës i shkonte kjo ngjyrë dhe stili i gjërë i fustanit, pasi ajo është shtatzënë, në pritje të vajzës së tretë.

Pasi i keni parë të dyja vajzat, cilës mendoni se i shkon më shumë?