Ndërsa ne jemi duke kërkuar çdo ditë ngjyrën ideale të kësaj periudhe festive për thonjtë, nuanca të së kuqes apo edhe të xixave, Kate Middleton, si të gjitha zonjat mbretërore para saj, përdor gjithmonë të njëjtën ngjyrë thonjsh. Në fakt, thuhet se është pjesë e protokollit të Kate për t’i mbajtur thonjtë në ngjyrë nude. Sipas tabloidit britanik OK!, është pikërisht protokolli mbretëror ai që e kërkon këtë.

Por siç e kemi parë më parë, kjo nuk do të thotë se Kate nuk mund të vendosë asnjë ngjyrë tjetër në thonj. Në dasmën e saj në vitin 2011 me Princin William, Kate bëri një përzierje të markës Rose Lounge (një ngjyrë rozë e lehtë) dhe Allure  (9 dollarë).

Por Kate, në fakt, nuk është e vetmja që e bën këtë. Edhe Mbretëresha Elizabeth ka përdorur të njëjtin manikyr të Essie n (9 $) për 29 vjet me radhë. Kjo ngjyrë rozë natyrale u krijua kur parukieri i mbretëreshës i shkroi presidentit të markës Essie Weingarten në vitin 1988, duke kërkuar një nuancë specifike për mbretëreshën.

Sigurisht, ky rregull zbatohet vetëm për funksionet publike (sa herë që Kate Middleton del jashtë Kensington Palace). Ndoshta, ndoshta, kur nuk shihet, Kate guxon edhe me metaliket. Ndoshta edhe jo, por gjithsesi mund të ëndërrojë...