Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Orinda Huta ka një stil të veçanta në veshje. Gjithmonë shfaqet e kombinuar ndryshe nga të tjerët dhe sjell jo rrallëherë tendenca të reja.

Kjo e radhës është; kur të mbarojnë veshjet në garderobën tënde, gërmo një herë tek ajo e burrit. Orinda ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, dhe pallto kafe.

Nëse ajo nuk do të na kishte treguar, ne nuk do e kishim kuptuar se palltoja që ka veshur është e Turit. Orinda shkruan bashkangjitur fotos “Kur vesh pallton e burrit”.

 

Kur vesh pallton e burrit..

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta) on

Për hir të së vërtetës, Orindës i shkon më shumë se Turit kjo pallto. Na vjen keq Turi…