Si çdo burrë në botë edhe Princi William duhet ta pranojë faktin se kur shfaqet me gruan e tij në krah, gjithë vëmendja është e përqëndruar tek partnerja.

Duke qenë se femrat i kushtojnë më shumë rëndësi veshjes, sidomos Kate që vishet gjithmonë aq thjeshtë dhe aq bukur, e ka të merituar gjithë vëmendjen.

Por edhe William, mesa duket përpiqet që të kontribuojë që ai dhe Kate të ngjajnë sa më bukur si çift.

Ndoshta nuk e kishit vënë re, por Princi në shumicën e rasteve kombinohet me Dukeshën.

Një krevatë, apo këmishë me po të njejtën ngjyrë apo më e mbyllur se veshja e Kate, është pothuajse gjithmonë zgjedhja e Princit.