Brigitte Macron është pa dyshim një Zonjë e Parë me shumë stil në të veshur. Ajo në fakt është tipike franceze në zgjedhjet e saj. E veshur gjithmonë me mjaft class, bashkëshortja e presidentit francez Emmanuel Macron, kudo ku shfaqet tregon stil dhe elegancë.

Zonja e Parë e Francës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, që nga dita që bashkëshorti i saj u zgjodh presidenti i Francës. Komentet për çiftin kanë ardhur për shkak të diferencës së madhe në moshë që ata kanë mes tyre.

Por gjithsesi, sot nuk do flasim për këtë gjë pasi, është folur e stërfolur, por përmes këtij artikulli do të mund të shikoni, veshjet e saj më të mira gjatë daljeve publike të Zonjës së parë franceze.