Çfarë do të dëshironte më shumë një mama që ka dy vajza të bukura (ndoshta më të bukurat), të suksesshme e të pavarura? Asgjë do të thonit ju. Por ne  kemi gjetur diçka për të cilën mami Yolanda do i duhet t'i japë disa mësime Bellas dhe Gigit. E kemi fjalën për çantat sepse koleksioni i Yolandas ka nevojë për një vëmendje speciale.

Yolanda Hadid nuk i bleu të gjitha këto çanta gjatë gjashtë muajve të fundit, sigurisht. Koleksioni i saj rezulton të jetë mjaft i kujdesshëm e i mirëstudiuar. Këtë e thonë detajet që mbartin, personalizimet në iniciale, shkrime e modele krejtësisht të veçanta që vetëm ajo di si t'i sjellë në një mënyrë kaq fine dhe elegante, referuar faktit që ka moshën e nënës suaj. Një rast për t'u marrë shembull ky.

Hidhini një sy galerisë, dhe gjeni një model të një nëne me 3 fëmijë, se si të dukeni kaq seksi dhe chic edhe pse vitet kalojnë..