Vera ka ardhur dhe trypi ynë është më tepër i ekspozuar këto ditë të nxehta vere.

Por janë disa zona, të cilësuara më delikate, si poshtë sqetullave ose në zonën intime të cilat mund t'i kemi në një ngjyrë më të errët për shkak të disa faktorëve të ndryshëm.

Ky është sigurisht një problem, i cili bie më tepër në sy teksa jemi në plazh. Për këtë ka një zgjidhje, bëhet në kushte shtëpie dhe nuk ka kosto.

Edhe pse ndoshta nuk iu ka shkuar ndonjëherë ndër mend, patatja mund t'ju vijë mjaft mirë në ndihmë.

Si ta përdorni:
Me anën e një grirëseje mund ta bluani 1 patate dhe të merrni prej saj lëngun. Aplikojeni me duart tuaja në zonën e nxirë të sqetullave, apo të bikinit. Gjithashtu, ky lëng mund të përdoret edhe te pjesa e bërrylave, apo e gjunjëve.

Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ftohtë. Për të marrë të njëjtin efekt mund të provoni ta bashkoni me lëng limoni.

Ndiqeni këtë procedurë për disa ditë rresht dhe do të shikoni se sa e dobishme është ajo. Limonët përveçse shijes dhe aromës së tyre të jashtëzakonshme kanë dhe veti mjekësore të pafundme dhe mund të trajtojnë probleme të shumta shëndetësore. Lëngu i patates dhe limoni të dy kanë shumë vitaminë C.

Ata duke u bashkuar ndihmojnë fytyrën të ushqehet nga brenda. Ky bashkim i jep shkëlqim natyral nga jashtë lëkurës, pasi është një kombinim shumë efektiv që heq hiperpigmentimin dhe njollat e errëta mbi lëkurë.