Edhe pse ëndrra juaj për dasmën ideale ka përfshirë në vetvete edhe shoqërueset e nderit, ka disa argumenta të cilat hedhin poshtë këtë dëshirë, duke ju bindur që nuk është një ndër gjërat më të mira që mund të bëni për veten dhe për dasmën tuaj. Në listën e mëposhtme kemi renditur disa nga arsyet thelbësore përse në dasmën tuaj nuk duhet të keni shoqëruese apo shoqërues nderi.]

Më pak stres, e garantuar!
Sado e “qetë” të jetë skuadra juaj, studimet kanë provuar se 0% e festave arrijnë ta mbajnë “politikën e dasmës” pa skena pakënaqësie. Photo Credits: Class Photography, Orsola Mema
Do të shmangni mërzitjen e njerëzve (E sigurtë).
Nuk është aspak keq të jeni popullorë e të keni shumë miq e mikesha por, kur vjen çështja te vendosja e hierarkisë mes miqve, gjërat bëhen më të vështira. Do të mund të shihni fytyra të mërzitura ndër miqtë e mikeshat që do të vendosni në fundin e hierarkisë… Photo Credits: Class Photography, Orsola Mema
Nuk do të pyesni veten nëse vajzat e pëlqejnë fustanin e shoqërueses.
Nëse në dasmën tuaj do të ketë shoqëruese, të paktën njëra prej tyre do ta “urrejë” ngjyrën e fustanit që keni zgjedhur për të dhe sigurisht që asnjëra prej tyre nuk do ta veshë sërish… Photo Credits: Class Photography, Orsola Mema
Do të kurseni shumë para...
Pas vendosjes së fustanit të shoqërueseve, filloni të kuptoni që shpenzimi sapo ka filluar… Ju duhet të mendoni gjithashtu për buqetat e luleve, dhuratat e vogla që ato presin prej jush. A duket më interesante nëse e shmangni?! Photo Credits: Class Photography, Orsola Mema
Do të kurseni paratë e mikeshave tuaja gjithashtu.
Të thuash “po” kur një shoqe ju kërkon të bëheni shoqëruese nderi në dasmën e saj, kushton shumë para! Që nga shpenzimet për blerjen e këpucëve, aksesorëve, rregullimin e flokëve grimin e deri te shpenzimet për realizimin e dekorit në festën e beqarisë… Photo Credits: Class Photography, Orsola Mema
Mikeshat tuaja nuk do të ndjehen sikur po punojnë në dasmën tuaj.
Sigurisht që ju do të donit të kishit dikë që do të merrej me çdo detaj në mënyrë që dasma të shkëlqejë, por shoqet tuaja do të kenë gjithashtu dëshirë të nderohen duke u kënaqur në dasmën tuaj… Photo Credits: Class Photography, Orsola Mema
Të bërit gati do të jetë një rutinë më intime.
Në ditën e dasmës tuaj, do t’ju duhet të jeni të qeta e të relaksuara në mënyrë që gjërat të shkojnë ashtu siç duhet… Të kësh mikeshat rreth e rrotull, nuk do të jetë gjëja e mirë nëse ndjeheni në ankth e në stres… Photo Credits: Class Photography, Orsola Mema
Familja juaj mjafton!
Duhet të mjaftoheni me mamanë e motrat tuaja! Edhe me to, situata do jetë e vështirë për t’u përballuar… Duke qënë kështu, përse t’i hidhni më shumë benzinë zjarrit?! Photo Credits: Class Photography, Orsola Mema
Shoqëruese nderi ose jo, mikeshat tuaja më të ngushta do të mbeten të tilla!
Vetëm pse nuk jeni duke i kërkuar atyre të bëhen shoqëruese, nuk do të thotë që nuk ju po i vlerësoni ato si mikesha të ngushta… Photo Credits: Class Photography, Orsola Mema
Nuk do t’ju duhet t’i ktheni nderin…
Pas fustanit të nusërisë, nuk do të vishni një fustan shoqërueseje… Photo Credits: Class Photography, Orsola Mema