Milky Way. Një udhëtim magjik drejt martesës

Magjia “Class”


Nga Livia Myftari

Tashmë dasma është vendosur, data është shënuar në kalendar e momenti i shumëpritur është afër… Mungon vetëm fustani e magjia do të ndodhë, më ëmbël se kurrë e më reale se asnjëherë.

Pjesa më e bukur e një dasme është pikërisht zgjedhja e fustanit të nusërisë, një fustani ëndrrash që përcjell shkëlqim e adhurim për këdo që e sheh… Çdo vajzë ëndërron të bëhet nuse e çdo nuse e ardhshme dëshiron ta ketë udhëtimin më të bukur,  atë drejt destinacionit ideal të zemrës së saj…

Class by Alketa Vejsiu ka sjellë një koncept të ri të “rrugës së qumështit” në një prezantim aspak të zakonshëm të koleksionit të ri të fustaneve të nusërisë, një pjesë e të cilave janë të ideuara dhe të prodhuara në atelienë më “class” në qytet!

Nuset e ditëve të sotme kërkojnë mundësi zgjedhjesh, kërkojnë një fustan që i përshtatet më së miri karakterit të tyre, stilit dhe sigurisht mënyrës së jetesës që ato kanë… Në Class ka vend për të gjitha vajzat që ëndrrat e tyre për dasmën perfekte, dëshirojnë ti gdhendin në fustanin e bardhë të nusërisë, si kujtimin më të bukur nga ajo ditë.

Milky Way është promovimi i magjisë së fustanit të nusërisë, në një set fotografik sa të akullt e të paprekshëm, aq edhe përrallor e të brishtë nga fotografi i talentuar Eugenio Qose. Në një dekor të kuruar në detaje, skuadra e Class Events krijoi atmosferën magjike që i përshtatej koceptit të fotografisë, fustaneve e vendodhjes së setit fotografik…

Dita e dasmës suaj do të jetë një ndër më të lumturat për ju, ndaj edhe fustani që duhet të mbani veshur atë ditë, duhet të jetë i denjë për ta reflektuar gëzimin e shprehur në sytë e në zemrën tuaj. Fustanet e koleksionit më të ri në Class by Alketa Vejsiu janë të prekshme nga çdo vajzë, çmimet për rezervimin e tyre janë absolutisht të përballueshme e fustani juaj i preferuar vjen i shoqëruar me një fustan të dytë, po aq të bukur, po aq klas…

Fustani i nusërisë është padyshim gjëja më e rëndësishme që do të mbani ditën e dasmës por, pse duhet të jetë patjetër më i shtrenjti? Class ka menduar që magjia dhe shkëlqimi i tij të vijnë të kombinuara me mundësitë tuaja pasi çdo vajzë meriton të  ketë një fustan të paharrueshëm nusërie.

Nuk ka rëndësi çfarë tip nuseje jeni, ka një gjë që për të gjitha nuset ka të njëjtën vlerë me fustanin, grimi i ditës së dasmës! Në setin “Milky Way” pamja e vajzave është kuruar nga Class Makeup Studio, një vend ku look-u i nuses është në plan të parë e bukuria e saj është gjithmonë prioritet.

Deri në ditën e dasmës suaj, shihemi në Class…