Dasmat e dimrit janë të rralla e nuset që martohen në këtë sezon e kanë dyfish më të vështirë zgjedhjen e fustanit ideal për të shkëlqyer në mbrëmjen që mban emrin e tyre, sepse në fund të fundit…ato kanë ftohtë!

Fustanet tipike të nusërisë vijnë në versionet pa mëngë, por sa pa vend do të dukej një nuse që martohet në dhjetor, me një fustan të zhveshur nga detajet e me krahë jashtë? Totalisht e gabuar, zgjedhja e saj duhet të jetë tërësisht tjetër gjë…

Një fustan me mëngë do të ishte zgjidhje, jo sepse mëngët e tylit do ta ndihmojnë një nuse të ketë më pak ftohtë por thjesht për faktin se në këtë mënyrë tipologjia e fustanit shkon në një linjë me tipologjinë e dimrit, si stinë jo të favorshme për nuset.

Ka qindra modele që stilistët në botë sugjerojnë kur vjen fjala te fustanet me mëngë dhe sigurisht që në kohët që jetojmë, kemi fatin edhe ne ti kemi afër e ti shohim si mundësi zgjedhjeje, për të qënë “in” dhe “fashion”!

Në Class by Alketa Vejsiu ka vend për çdo nuse, çdo dasëm e çdo shije e sigurisht që këtij salloni s’mund t’i mungojnë edhe këto tipe fustanesh, duke filluar që nga modelet e sugjeruara nga brandet ndërkombëtare e deri te ato të prodhuara në një shtëpi mode “made in Albania” pikërisht në një atelie që ka shumë për t’ju dhënë!

Tarik Ekiz ekskluzivisht në Class by Alketa Vejsiu
Një fustan me detaje lulesh do të ishte një vendim i drejtë nëse bëhet fjalë për një dasëm dimri, ndjesia e pranverës në një fustan që mund të vishet në dimër, është absolutisht një version 2 në 1 i asaj që çdo nuse dëshiron të ketë si kujtimin më të bukur të jetës së saj.
Aire Barcelona ekskluzivisht në Class by Alketa Vejsiu
Sirena është gjithmonë sensuale dhe elegante, nxjerrja në pah e formave përbën një nga fiksimet më të mëdha të nuseve e kërkimi për të gjetur sirenën ideale është gjithmonë i vështirë… Aire Barcelona në Class by Alketa Vejsiu sjell pranë jush stilin unik të një fustani që derdhet bukur pas trupit!
Class by Alketa Vejsiu
Fustani i nusërisë s’mund të largohet shumë nga tradita qindra vjeçare e dasmave… Busti i punuar me detaje që shkëlqejnë, tylet e fryra që japin idenë e një nuseje prej vërteti e bishti i gjatë që shoqëron rrugën e ëmbël të nuses janë elementet kryesore që do t’i rezistojnë përjetësisht kohës! Ky fustan është një krijim i ateliesë Class by Alketa Vejsiu!
Tarik Ediz ekskluzivisht në Class by Alketa Vejsiu
Këmbëngulni që sirena është stili i fustanit që dëshironi? Ky është një tjetër opsion! Tarik Ediz ëedding, ekskluzivisht në Class AV! Lodhuni sa të doni, më bukur s’mund të gjeni! Super elegante dhe sigurisht, super klas…
Alma Novia ekskluzivisht në Class by Alketa Vejsiu
Klasi mbetet gjithmonë CLASS! I pazëvendësueshëm për nuset që preferojnë të thjeshtën dhe modernen! Fustani Alma Novia sjell pranë jush një fustan zonjëror të frymëzuar nga stili i pastër dhe tekstili unik.