Përshëndetje vajza,

Ka disa ditë në të cilat nuk mjaftohem dot me një veshje shumë të thjeshtë bluzë e xhinse dhe mundohem gjithmonë të shtoj një aksesor që mund të jetë një rrip, një çantë e veçantë, unaza apo varëse. Megjithatë, ka një aksesor që i jep dhe veshjes më të thjeshtë një detaj që e transformon outfitin në totalisht IN- një kapele e zezë.

Kapelja është një akesor mjaft plotësues, por nuk duhet të harrojmë që nuk duhet të veshim asnjëherë, asgjë që nuk na bën të ndihemi vetja.
Nëse vendosni të guxoni, me poshtë po ju rendis disa kombinime:

Kombinimi i kapeles së zezë me xhinsin blu
Mund ta kombinosh me xhinse blu, por dhe me një xhaketë blu xhins, veshur ose lidhur në bel, nuk përjashtohet edhe ideja e një këmishë blu xhins. Për mua, ky është kombinimi që nuk dështon kurrë. Një kombinim që mund ta shikoni në 80% të veshjeve të Coachella-s (kush tjetër bashkohet me deshirën time për të qenë atje? :D), është një bluzë/tshirt normal/cropped ose kanotiere, me xhinse të shkurtra dhe nga këmbët çizme/ gjysmë çizme, stili Cowboy
Kombinimi i kapeles së zezë me një me një fustan të gjatë
Kombinimi me një xhaketë lëkure të zezë
Kombinimi me një xhaketë lëkure të zezë krijon idenë e një outfiti “All Black” dhe është i thjeshtë për t'u realizuar. Efekti është gjithmonë i njejti: Wow.
Kombinimi me fund të gjatë
Kombinimi i kapeles së zezë me një bluzë e një fund të gjatë ose pak sipër kyçit të këmbës do të dukej perfekt për diellin e sezonit të ri që na pret.

Unë kapelen time të zezë e kam kombinuar kështu:

Uroj t’ju kem dhënë një ide për ato ditë që nuk keni frymëzim për t’u veshur, megjithatë nëse nuk doni të guxoni, kujtoni vetëm që “black is the new black”…

Përqafime,

Alba