Përshendetje vajza, artikulli sotëm do të flasë për buzët… Shumica besojnë se sa më të plota të jenë ato, aq më të bukura duken. Kjo është e vërtetë në disa raste, por jo gjithmonë ndodh kështu. Gjithsesi unë sot do të jap disa truke të vogla se si në pak hapa t’i bëjmë ato të duken pak më të trasha sesa janë në normalitetin e tyre.  Duke parë një video tutorial te Make-up Artistit Ariel Tejada mbi këtë temë u insipirova ta bëj dhe unë për ju.

Hapi i parë është të kemi gjithmonë buzë të hidratuara. Mos harroni asnjëherë të merrni një labelo ose një lip balm me vete. Nuk duhet të mungojë në çantën tuaj të tualeteve… Pasi i keni hidratuar ato do të merrni një laps ngjyrë kafe të errët por jo shumë ( një alternativë është mac strip down). Duhet t’i vizoni buzët tuaja në këtë mënyrë: Te pjesa e sipërme e buzëve do te kaloni “paaak” me lart se viza natyrale e tyre, kurse nëpër cepat e buzëve do të vazhdoni të ndiqni konturin natyral tuajin. Kjo do të mundësojë që buzët të na duken më “buçko” dhe më të mbledhura

Të njëjtën gjë do të bëjmë me buzën e poshtme, te mesi do ta vijëzojmë më poshtë se viza natyrale dhe nëpër cepa do ndjekim formën tonë.

Hapi i dytë: Do të marrim një laps tjetër në nuancë më të hapur se i pari ( nyx Natyrel) dhe do të mbushim pak pjesët anësore të buzëve ; pak pjesët lart dhe poshtë afër konturit që realizuam më parë.

Hapi i tretë: është të marrim një laps në nuancë më të hapur se i dyti që përdorëm ( Huda Beauty wifey) dhe do ta vendosim në qëndër të buzëve.

Kombinimi i këtyre tre lapsave do të krijojë iluzionin e buzëve më të trasha. Një truk i vogël që unë e bëj gjithmonë, është vendosja e një pudre transaprente ( transluscent powder) sipër buzëve kur i ke lyer ato. Qëndrojnë më gjate dhe behën super mat, për ato vajza që nuk i pëlqejnë me shkëlqim.

Mos hezitoni ta provoni dhe ju!!!