Hej Class girls, jam unë Anta dhe sot rilexohemi sërish në Class Blog. Të gjitha ne e dimë se sa i rëndësishëm është proçesi i pastrimit të fytyrës, por a e bëni atë siç duhet? Ju mendoni se është një proçes i lehtë apo jo? Lagni fytyrën me ujë, përdorni një larës cfarëdo dhe e shpëlani… Kaq! Por, ka dsa hapa gjtë këtij procesi kaq të thjeshtë që ne të gjitha mund t’i kemi bërë gabim.

1.       Përdorimi i letrave të lagura

Kam kuptuar sa shumë i përdorin vajzat letrat e lagura kur kam nisur të frekuentoj palestrën. Aty shikoj vajza që përpara aktivitetit fizik pastrojnë lëkurën me një tufë letrash të lagura. Por, keni menduar ndonjëherë që gjithë kimikatet që këto letra të lagura përmbajnë vetëm sa e dëmtojnë lëkurën? Për të mos përmendur faktin që këto letra të lagura janë njëkohësisht dhe shumë irrituese për fytyrën? Ndonjëherë lëkurën e fërkojmë kaq fortë me to dhe e tërheqim, të njëjtën gjë bëjmë edhe me qerpikët dhe i këpusim ata. Për mua letrat e lagura nuk duhet t’i përdorni!

2.       Larësi që po përdorni nuk është i duhuri për ju!

Ka një mit rreth larësave për lëkura të yndyrshme: “Përdoreni në formë xheli, sepse kështu ai do të jua thajë yndyrën!”. Kjo është shprehja më e gabuar. Një larës i mirë dhe i përshtatshëm për ju nuk duhet t’jua thajë aspak lëkurën. Një lëkurë e yndyrshme që thahet shume pas larjes ka tendencë të prodhojë më shumë yndyrë pas 1 ore. Ndaj… Mendojeni sërish!

3.       Vetëm një larje është e mjaftueshme.

Të them të drejtën nëse ju nuk vendosni make up përgjatë ditës mund ta pastroni vetëm me një larës fytyrën. Por, nëse vendosni makeup përditë do t’ju sugjeroja të lanit fytyrën në dy hapa. Në fillim të largoni make up e një larës specifik, dhe pastaj të pastroni lëkurën me larësin tuaj të preferuar. Kështu lëkura do të jetë plotësisht e pastër!

4.       E lani fytyrën me ujë të nxehtë!

Mos e bëni më! Uji i nxehtë nuk jua pastron më në thellësi lëkurën, vetëm sa jua skuq dhe e dobëson atë. Do t’ju sugjeroja të përdorni ujë të vakët në të ftohtë, kështu edhe poret do të jenë më të tendosura.

5.       Bëni scrub më shumë se sa duhet!

Në treg ka shumë produkte kozmetike që janë larësa scrub, por më besoni që scrubi është i mjaftueshëm nëse bëhet 1-2 herë në javë. Nuk ka nevojë ta bëni çdo natë.

6.       Nuk i lexoni asnjëherë përbërësit!

Kërkoni që larësi juaj të mos këtë Sodium lauryl sulphate, apo parabene ose peg, dhe mbi të gjitha fragrance sintetike të shtuara që e irritojnë lëkurën.

7.       E fshini fytyrën me peshqir!

Peshqirët ndonjëherë janë shumë të ashpër me lëkurën. Personalisht lëkurën preferoj ta fshij me nje cope mikrofibër, ose napë pambuku. Janë më delikate dhe nuk e tërheqin lëkurën për të na shkaktuar rrudha!

Sa nga ju i kanë bërë të paktën një herë në jetë këto gabime, të ngrejnë dorën! Bashkë do të lexohemi javën që vjen!

Anta