Aksesorët për të transformuar totalisht look-un tuaj

nga Cansel Saygin


Nga Cansel Saygin

Viti 2018 ka nisur me disa detaje të bukura në fushën e modës. Nëse doni që veshja juaj të duket sa më “IN” atëherë mos hezitoni t’I shotni garderobës suaj aksesorët e mëposhtëm, të cilat janë përdorur dukshëm nga iknoat e modës.

1. Çantat në formë rripi (Belt bags)
Janë në forma dhe në ngjyra të ndryshme dhe duket se po bëjnë shumë zhurmë në rrjetet sociale të fashion blogereve dhe jo vetëm. Arrijnë të plotsojnë veshjen tuaj në mënyrë perfekte dhe janë tepër praktike. Me të nuk do t’ju duhet më të keni një dorë të zënë duke mbajtur çantën.

2. Çantat e krahut me rrip të shkurtër
Nëse çantat rrip nuk janë në shijet e tua, atëherë cantat e krahut janë një alternative e shkelqyer për të qenë në harmoni me tendencat e fundit.

3. Syzet Matrix
Që të dukeni me stil dhe në ditët me diell ju vijnë në ndihmë syzet Matrix. Veshja juaj do të ishte impresionuese me këtë aksesor të guxishëm.

4. Kapelet “Baker Boy”
Këto kapele janë kthyer zyrtarisht në modë dhe duken më bukur se asnjëherë. Nuk ka rëndësi nese e keni kombinuar me xhinse apo fustan, ajo duket gjithnjë bukur.

5. Vathët e gjata deri ne shpatull
Vathët kanë qenë gjithmonë aksesor të kërkuar, por tashmë në tendecat e fundit po qarkullojnë ato që janë të gjata deri në shpatull. Pra, keshilla më e mirë do ishte të zgjidhni vathë sa më të gjatë për të qënë në një hap me modën.