Doni të kaloni 14 shkurtin apo përvjetorin tuaj në një vënd romantik me të dashurin tuaj të zemrës?

Më poshtë gjeni disa sugjerime vërtet interesante...

Venecia, Itali
Që nga Karnavalet e Venecias deri në Rivierat e rrethuara me gjelbërim e që nga Festivali i Madonna dell’Angelo deri në Festivalin ndërkombëtar të skulpturave me rërë, Venecia do t’ju surprizojë dhe argëtojë pamasë!
Paris, Francë
Shëtitje romantike, restorante fantastike, mbrëmje për dy, momente të paharrueshme… Parisi tërheq zogj të dashuruar nga e gjithë bota cdo vit e i drejton madje edhe drejt propozimeve martesore të pazakonta.
Sintra, Portugali
Sintra është një vënd i cmuar midis maleve dhe detit, në pritje për tu zbuluar nga ata që adhurojnë historinë, natyrën dhe kulturën e ndërthurur. Sintra la një përshtypje të thellë në punën e shkrimtarëve të shek.18-19. Ndaj mund të themi se Sintra është vërtetë Kryeqyteti I Romanticizmit!
Londër, Mbretëri e Bashkuar
Londra është për të dashuruarit, qyteti i të bukurës, të ëmblës dhe spektakolares. Cilado qoftë preferenca jote, Londra ka pafundësisht për t’ju ofruar dhe do të mundësojë dicka romantike për ju.
Santorini, Greqi
Santorini konsiderohet si një nga destinacionet më romantike në botë. Ky ishull gjithashtu ka një reputacion në rritje si “Destinacion martesor” për cifte nga e gjithë bota. Një udhëtim në Santorini me partnerin është një ëndërr për të gjithë.
Madeira, Portugali
Arqipelagu iI Madeirës është sinonim i sharmit dhe sofistikimit. Në Funchal, lejojeni veten të magjepseni pas ngjyrave të ndezura të Mercado dos lavradores, një market ku lulet, frutat dhe kostumet tipike të ishullit formojnë një mozaik mbushur me jetë…

Këto pra ishin disa nga destinacionet më të mira për të dashuruarit…

Shpresoj që sugjerimet t’ju pëlqejnë.

 

Përqafime,

Era