Nje libër i mirë ka fuqinë të ndryshojë jeten tënde. Të lexuarit është një proces i  rëndësishëm për zhvillimin shpirtëror dhe mental . Leximi ndërton pjesë të karakterit të cilat asnjë formë tjetër nuk ka aftesinë t’i ndryshojë. Koha që i kushton të lexuarit tregon sesa e do veten dhe sa je i aftë të përthithësh nga bota për të zgjuar kreativitetin, frymëzimin dhe motivimin.

Lufta e vërtete në kohën e telefonëve inteligjent dhe rrjeteve sociale,të cilët gumëzhijnë nga gjithcka sipërfaqësore dhe nga pak gjë, e cila shërben si ushqim për shpirtin është të rikthejmë në vëmendjen e të gjithëve LIBRAT. Justifikimi  që i madh e i vogël ka në majë të gjuhës kur pyetet për marrëdhënien e tij të vakët me librat është mungesa e kohës së lirë.

Sot dua të ndaj disa keshilla praktike për të bërë një hap para dhe për t’iu rikthyer dashurisë me librin, i cili është sfumuar nga rrjetet sociale.

1. LIBRAT NUK JANË VETËM PËR KOHËN E LIRË.

Këshilla e parë është të përfshish aktivitetin e leximit në programin tënd ditor. Rëndësia e frekuentimit të rregullt të palestres për të mbajtur trupin në formë duhet të barazohet me kohën e shpenzuar për të ushqyer trurin dhe shpirtin me një libër të bukur.

2. MERRE LIBRIN GJITHMONË ME VETE.

Në përditshmëri  hasemi me trafikun e padurueshëm, vonesat e rradhët e gjata dhe ajo qe bëjmë për  t’i shpëtuar janë rrjetet sociale. Pse të duhet Instagrami kur në cante mund të kesh nje liber qe të shpeton pikerisht nga këto situata të bezdishme dhe t’i nuk e ndjen fare kohën që kalon në pritje?

3. LEXO PARA SE TË FLESH.

Pas rutinës tende të pernatëshme dhe kujdesit per veten, investo kohën e para gjumit duke u endur në botën e librave. Shkencërisht është vërtetuar se të lexuarit para gjumit ndikon në cilësinë e tij dhe shërben si një terapi relaksi pas një dite të ngarkuar. Mos hezito të mbash gjithnjë librin në krah të krevatit, si një kujtesë në rast se mund të harrohesh mes rrjeteve sociale.

4. BASHKOHU NË GOODREADS.

Goodreads është një komunitet virtual për lexuesit, i cili shërben për të rekomaduar dhe sygjeruar libra. Kjo faqe mund të të ndihmojë të motivohesh për të lexuar dhe gjithashtu aty mund të gjesh titullin e rradhes.

5. BASHKOHU NË KLUBIN E LIBRIT.

Ideja e nje Klubi Libri nuk është me një  risi, por është një mënyrë e jashtëzakonshme për të ndarë përshtypje me lexuesit e tjerë. Të qenit interaktiv ndërkohë që lexon mund të jëtë  një nga avantazhet e rrjeteve sociale. Klubi i Librit është formuar dhe në Shqiperi dhe mund të bashkoheni të gjithë në hashtagun #rrembelibrin.

6. LIBRAT  NUK KANË PSE TË JENË GJITHMONË TRADICIONAL.


Sot ekzistojnë me dhjetra aplikacione të cilat ofrojnë mijëra tituj librash falas në smartphone-in tend, një klikim larg. Vëtëm pasi ta kesh shkarkuar njërin prej këtyre apps nuk  ka më nevojë të ndihesh në faj pse harxhon aq shumë kohë me telefonin në duar, sepse tani koha jote po shfrytëzohet për të lexuar.

Tanimë, pas një doze të mire motivimi për t’iu bashkuar leximit nuk të mbetet gjë tjetër  vecse të rrëmbesh librin e papërfunduar prej kohësh ose të trokasësh në librarinë më të afërtë për një titull të ri.


Lexohemi së shpejti me të tjerë artikuj mbi librat.

| NJË TUFË RREZESH NËPËR RE