Gjatë transmetimeve ‘live’ gjithçka mund të ndodhë. Me një ndodhi të pakëndshme gjatë transmetimit të emisionit është përballur edhe një moderatore rumune. Ilinca Vandici-n e ka kapur paniku, pasi mendoi se një merimangë i kishte hyrë në të brendshme.

Ajo ka ngritur fustanin dhe kontrollonte për insektin, që thuhej se e ndjente të lëvizte nëpër trup. Moderatorja u kthye me kurriz nga kamera duke vazhduar të lëvizë e shqetësuar. Një nga të ftuarit në emision ka shkuar drejt saj për ta ndihmuar dhe për ta qetësuar. Pasi kuptoi që nuk kishte gjë ajo ka vazhduar emisionin.