U duk sikur po shijonte pushimet, por Luana Vjollca po punon për emisionin e ri që të do të shfaqet në Top Channel. Moderatorja e njohur, Luana Vjollca do të drejtojë “Big brother Vip”. Fillimisht u përfol se këtë emision do ta moderonte Ledion Liço, por ai paska një rol tjetër në këtë program. Moderatori i “The Voice Kid”, do të jetë autori i “Big Brother Vip”.

Ky program do të jetë njësoj si “Big Brother” që zhvillon çdo vit Top Channel, por me ndryshimin se personazhet që do të bashkëjetojnë në një shtëpi, nuk do të jenë njerëz të zakonshëm, por VIP-a. Ky emision do të vijë në ekranin e Top Channel sezonin e ardhshëm.