Pas përfundimit të emisionit “Shiko Kush Luan”, Luana Vjollca mesa duket do të rikthehet sërish në ekran. Përmes postimeve të ndryshme në Instagram, Luana na ka treguar se po shijon pushimet dhe po përgatitet për këngën e re. Mirëpo, burime për “Dritare.net” bëjnë me dije se Luana do të rikthehet në Top Channel sezonin e ardhshëm. Ndoshta nuk e prisnit, por ajo do të drejtojë “Big Brother VIP”. Fillimisht u përfol se do ishte Arbana drejtuesja e këtij emisioni, e më pas u shkruajt se Ledioni do ta prezantonte. Tashmë, lajme të reja për “Dritare.net” tregojnë se Luana do të jetë prezantuesja e këtij formati. Sesa e sigurt është kjo gjë nuk mund të dihet 100% pa pasur një konfirmim nga vetë moderatorja.