Ups, zbulohet çifti më i ri showbiz-it shqiptar?

Prej disa kohësh Faton Shoshi na ka lënë të kuptojmë me foto të ndryshme se është në një lidhje të re dashurie. Ai ka publikuar foto vetëm, por me shenja buzëkuqi në buzë, çfarë tregonte se është në një romancë me një vajzë. Sot ish-menaxheri, dhe ish i dashuri i Era Istrefit, na ka zbuluar të dashurën e re. Shoshi ka publikuar në Instagram, foton e modeles së njohur Alesia Noka, dhe ka vendosur një zëmër bashkangjitur fotos.

 

Nuk kanë kaluar as 5 minuta nga publikimi i fotos së modeles bukuroshe, kur ai ka fshirë foton. Pse vallë? Duhet të presim një reagim të dytë të Fatonit ose të Alesias, për të kuptuar se çfarë po ndodh mes tyre, nëse janë vërtet në një lidhje apo jo?