Çfarë ndodh në Coachella, nuk mbetet në Coachella.

Bella Hadid, dhe The Weeknd, janë parë sërish së bashku duke i dhuruar puthje pasionante njëri-tjetrit në festivalin që zhvillohet çdo vit në Kaliforni. Dyshja e famshme, mesa duket i kanë dhënë një shans të dytë lidhjes së tyre, dhe burime pranë çiftit bëjnë me dije për “People” se ata janë rikthyer së bashku.

“Bella ishte ulur në prehërin e The Weeknd gjatë gjithë kohës, dhe shkëmbenin puthje si një çift i vërtetë. Ata janë bashkë sërish”,-është shprehur burimi i sigurt 100% për People.

Çifti i ndanë rrugët e tyre në nëntor të 2016-ës, dhe The Weeknd, u lidh me Selena Gomez, dhe madje ishte në Coachella-n e vitit të kaluar së bashku me të.