Khloe Kardashian po kalon orë të vështira. Pas lajmit tronditës që partneri i saj, Tristan Thompson, e ka tradhtuar nënën e ardhshme, TMZ shkruan se Kris Jenner është nisur drejt Cleveland të mërkurën në mëngjes për t’i qëndruar afër së bijës që ka kaluar kontraktimet e para.

TMZ shkruan gjithashtu se Kim Kardashian dhe e gjithë familja janë pranë Khloé dhe do të qëndrojnë të gjithë aty deri të premten, kur mendohet të vijë në jetë fëmija. Megjithëse mendohej se lindja ishte në fund të prillit, anëtari më i ri i Kardashians duket se do të vijë më shpejt nga planifikimi.

Kardashians janë të gjithë të shqetësuar. Pas raportimeve që Tristan Thompson tradhtoi Khloé Kardashian në tetorin e vitit të kaluar 2017, nëna shtatzënë 33-vjeçare ka mbështetjen maksimale të familjarëve të saj.

Kris Jenner ka mbledhur të gjithë familjen për të qëndruar afër dhe për t’i dhënë mbështetje Khloe. Motrat e dhe e gjithë familja janë mbledhur afër saj. Khloé pritet të lindë një vajzë me yllin e NBA.

Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, videot e Tristan duke puthur një grua tjetër pak kohë më parë nuk i kanë penguar Kardashians të sigurohen që lindja e Khloe të shkojë pa problem. "Nuk do të lejojnë asnjë lajm të ndryshojë rëndësinë se sa e bukur duhet të jetë kjo lindje për Khloe. Ato duan që nëna e re të përqëndrohet në një përvojë të shëndetshme."

Sa për Tristan, burimi i tha ET se Kardashians u befasuan nga tradhtia e tij, sepse "e pëlqenin shumë” dhe besonin që ai ishte i duhuri. 27-vjeçari ende nuk ka publikuar ndonjë deklaratë në lidhje me videon e fundit.