Edhe pse asnjëherë nuk kanë dalë publikisht si çift, pothuaj të gjithë ishin të bindur se Ilda Bejleri dhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ishin duke jetuar një lidhje dashurie. Të dy janë vënë përballë pyetjeve për raportin e tyre, por gjithmonë kanë preferuar të shmangen e të mos prononcohen publikisht.

Megjithëse janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, as Ilda dhe as Klevisi nuk kanë preferuar të dalin hapur.

Sërish nën zë, sot është mësuar se çifti i përfolur janë ndarë. Sipas newsbomb.al, Ilda dhe Klevisi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Sipas burimeve pranë çiftit, mësohet se prej disa javësh, të dy nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin, ndonëse kishin bërë plane për të nisur bashkëjetesën.