Kim Kardashian është shumë e nevrikosur me Tristan Thomson, pasi ky i fundit ka tradhtuar të motrën, Khloe me dy vajza të tjera gjatë kësaj kohe që ajo është shtatzënë me fëmijën e tyre. 37-vjeçarja Kim, nuk është e lumtur, që Tristan Thompson është filmuar teksa puthej me dy vajza në një club, sidomos tani që Khloe mund të lindë dita-ditës.

“Kim është nevrikosur me Tristan, dhe nuk mund ta besojë që ai ia ka bërë këtë gjë Khloe tani që ajo do të lindë”,-është shprehur një burim i afër i Kardashianve, për Hollywood Life.

Kim-i është shqetësuar sepse Tristan e ka lënduar të motrën në një moment vërtet delikat në jetën e saj. Ylli i serialit “Keeping Up With Kardashians”, e di sa e rëndësishme është që Khloe të qëndrojë e qetë, e relaksuar dhe pa strese në kohën që do të duhet të lindë. Ky nivel stresi për Khloe në këtë periudhë, e ka bërë Kim-in vërtet me nerva me kunatin e saj.