Lajmet për lidhjen e tyre u kthyen në temë dite jo vetëm gjatë muajve të verës, por edhe të vjeshtës. Sa më shumë foto që postoheshin dhe sa më shumë sinjale që vinin nga Klea dhe Elgiti, ata akoma vazhdonin të jepnin përgjigje të ndryshme për raportin e tyre. Nga njëra anë, Klea, e cila vazhdonte të këmbëngulte se ajo dhe Elgiti ishin shokë shumë të mirë, ndërsa Elgiti, nga ana tjetër, megjithëse përpiqej ta anashkalonte këtë pyetje, jepte një përgjigje më të prerë: "Jemi në një fazë njohjeje…”

 

A post shared by Klea Huta •amla• (@kleahuta) on

Nëse kantautori i qëndroi së njëjtës përgjigje për raportin me Klean, kjo e fundit e pati të vështirë të reagonte gjithmonë njëlloj. Në fillim ishte ajo që deklaroi në “Zonë e lirë” se do të kalonte pushimet me partnerin, por kur u postuan fotot në jug të vendit ndërsa çifti drekonte bashkë, Klea tha se ato foto ishin montazh dhe të bëra me kast që të dukeshin vetëm ata të dy.

Ndërsa Klea e mohoi sërish lidhjen e dashurisë këtë të hënë në “Rudina”, vetëm një ditë më pas erdhi një foto zyrtare në profilin e të dyve ishte si dorëzim për gjithë ç’u fol, ç’u tha e ç’u aludua. Nuk kishte mbetur më asgjë për të thënë. Dhe nuk u tha asgjë nga askush. Fotoja i tha të gjitha.

Por Elgiti, megjithatë, ka pasur një merak të madh gjatë gjithë kësaj periudhe njohjeje me Klean. Në çdo intervistë, ai vazhdonte të theksonte se donte të fliste vetëm për projektet e tij muzikore dhe këtë donte të vazhdonte ta bënte akoma. Kjo ndoshta ka qenë edhe arsyeja pse Elgiti nuk ka dashur të jetë në qendër të vëmendjes mediatike dhe këtë e bën vetëm një ditë pasi Rezarta Shkurta deklaroi në “Pasdite në Top Channel”, se Elgiti dhe Klea kanë një vit që kanë nisur një histori bashkë.

Në një postim në Instagramin e tij, Elgiti ka ndarë me të gjithë keqardhjen që ka për vëmendjen maksimale të publikut ndaj jetës private të artistit, më shumë sesa jetës profesionale të tij dhe po ashtu, u drejtohet mediave dhe portaleve për misionin që duhet ato duhet të përmbushin.  

“Çfarë i duhet arti një artisti?

Në Shqipëri, në vendin ku jetojmë e punojmë mjafton të krijosh një lidhje, mjafton të prodhosh një skandal, mjafton të bësh një “scoop” dhe je në qendër të portaleve. Vërshojnë telefonatat për emisione… Nuk ka rëndësi nëse përfaqëson llum apo intelekt!

Puno ti o vëlla, rri pa gjumë, lodhu pa fund, bëj këngë, fito festivale, prodho hite muzikore, askush se vret mendjen se kto gjëra janë lajmi i vërtetë dhe duhet ta ushqesh publikun dhe të marrësh klikime dhe audiencën e merituar.

I/e dashur drejtues portali, I/e dashur drejtues emisioni, ushqeje këtë publik “te pafajshëm” me gjëra qe ja vlejnë .sepse ky duhet te ishte misioni yt!

Mediokriteti dhe Pseudoarti tashmë falë jush kanë zënë vënd fuqishëm në të shkretin “Vend"