Sikur mos të ishin tashmë shumë të njohura, ato duket sikur kanë vendosur të hyjnë në histori.

Pas tri shtatzënive të përfolura, të Kim që po ndihmohet nga një mama surrogate sepse nuk e përballon dot lindjen e tretë, të Khloe dhe me të voglës, Kylie, duket se është shtatzënë edhe motra e madhe, mama e tre fëmijëve, Kourtney Kardashian.

Mediat amerikane po përhapin thashethemin që Kourtney është shtatzënë me të dashurin e saj Younes Bendjima. “Ajo u lumturua shumë nga lajmi. I pëlqejnë familjet e mëdha dhe do që fëmijët e saj të kenë shumë vëllezër e motra”, tha burimi që zbuloi se ajo dhe i dashuri i saj po ua tregojnë lajmin vetëm miqve dhe familjarëve. Në rregull, por burimi ia ka thënë gjithë botës.

Duhet ende të mësojmë nëse është e vërtetë apo një 'shpikje', që në këtë kohë, më shumë sesa kurrë, duket e besueshme. Motrat Kardashian kanë vendosur të krijojnë familje të mëdha si ajo ku janë rritur.