Megjithëse kanë disa muaj që mediat dhe portalet dyshojnë për lidhjen e tyre të dashurisë, as Klea dhe as Elgiti nuk deklaruan se po jetojnë një roamncë. Me gjithë fotot që u postuan gjatë verës në plazhet e jugut dhe me intervistat e njëpasnjëshme, çifti ishte i vendosur për të mos thënë atë që të gjithë e kishin kuptuar me kohë. Deri dje, kur Klea dhe Elgiti u dorëzuan dhe pranun përmes një fotoje të përbashkët se janë çift. Në fund të fundit, çfarë mund të kishte akoma për të fshehur?

Por nëse të gjithë ne kemi menduar se çifti i bukur i showbiz-it janë ende në fazë njohjeje, ndaj nuk donin ta bënin publike dashurinë (të paktën kështu ishte deklarata e kantautorit në disa intervista), e vërteta është që ata të dy e paskan filluar romancën qysh një vit më parë. Kujt i kishte shkuar në mendje?

Sekretin e ka zbuluar pasditen e sotme Rezarta Shkurta, e cila është një mikeshë e vjetër e Elgitit. E ftuar në “Pasdite në Top Channel” për të ndarë me publikun projektet e saj artistike, por edhe emocionet e jetës private, Rezi zbuloi edhe një sekret për mikun e saj.

Jonida e pyeti Rezin nëse vazhdon të ketë kontakte me miq dhe kolegë, të cilët i uron për prodhimet e tyre muzikore apo nëse ka miqësi me ta. Pasi i përmendi disa emra me të cilët ka miqësi edhe jashtë profesionit, Rezi përmendi edhe emrin e Elgitit: “Elgitin, dihet që e kam mik të afërt…” – tha ajo. Kaq u desh që Jonida të ndërhynte: “E ke uruar Elgitin?” – e pyeti ajo me të qeshur dhe pyetjes së Rezit “Për çfarë?” Jonida ia ktheu aty për aty: “Për lajmin që nga dje ka pushtuar të gjitha portalet” – për lidhjen me Klean, të cilën më në fund e bënë publike.

Dhe përgjgjija e Rezit i ka çuditur të gjithë: “E kam uruar që para një viti, kur e mora vesh”, – tha ajo duke shtuar se tashmë edhe ajo zbuloi diçka që nuk e kishim ditur.

Domethënë Klea dhe Elgiti na paskan gënjyer një vit të tërë?