Megjithëse e fshehën, nuk e konfirmuan, por as nuk e mohuan asnjëherë, më në fund Klea dhe Elgiti duket se janë dorëzuar. Të paktën këtë lënë të kuptohet nga fotoja e fundit që është postuar pak më parë nga të dy në rrjetet sociale.

 

E ftuar tek @rudinamagjistari Dress 👗 @rosebyrozanaradi_ 💞 I’m in luv with this dress

A post shared by Klea Huta •amla• (@kleahuta) on

Vetëm një ditë më parë, Klea ishte e ftuar në “Rudina”, por sërish i bëri bisht pyetjes në lidhje me Elgitin. Duke thënë se nuk do të flasë më për këtë temë për të cilën është aluduar shumë, ajo refuzoi të jepte një përgjigje të prerë nëse janë apo jo të lidhur.

 

A post shared by G I T I ® (@elgitdoda) on

Ndërsa sot, edhe pas përgjigjeve konfuze të Kleas, por edhe Gitit, për këtë lidhje, dy artistët janë dorëzuar dhe kanë postuar të njëjtën foto. Nuk kanë vënë asnjë shënim mbi të, por puthja e Elgitit në ballë nuk ka nevojë për status sqarues. Tani nuk kemi më asnjë dyshim për këtë raport që gjatë muajve të fundit i ka bërë të gjithë t’i ndjekin më sy në pothuaj çdo lëvizje virtuale.

 

A post shared by Klea Huta •amla• (@kleahuta) on

Ka njeri më dyshime?