Shqipëria luan me Italinë në Loro Boriçi në të fundit e ndoshta në më interesanten ndeshje të këtyre eliminatoreve.

Kjo sfidë është pritur me shumë interes nga mediat italiane. “La Gazzeta dello Sport” ka bërë publike formacione e mundshme të të dyja skuadrave. Sipas italianëve, shkruan Panorama Sport, Shqipëria do të luajë me skemën 4-5-1.

Në portë do të jetë Berisha. Në mbrojtje do të rikthehet Mërgim Mavraj, i cili mungoi në sfidën ndaj Spanjës. 31-vjeçari do të formojë dyshen e qendrës së bashku me Ajetin. Në krahun e djathtë do të luajë Hysaj, ndërsa në të majtë kapiteni Ansi Agolli.

Surpriza në repartin e mesfushës, ku sipas gazetës italiane, në formacionin titullar pritet të jete Andi Lila dhe jo Egys Kaçe. I cili do të formojë treshen e qendrës me Memushajn dhe Bashën. Ndërkohë Roshi dhe Grezda do të luajnë nga krahët, Sadiku do të jetë i vetëm në majë të sulmit.