Ata shumë shpejt do i japin fund beqarisë, dhe do lidhen jetën e tyre në martesë. Po flasim për këngëtaren e njohur Orinda Huta, dhe modetarorin Turjan Hyskën, të cilët prej 10 vitesh janë në një lidhje së bashku. 

Dasma e tyre po pritet me një interes të madh, por vetë protagonistët nuk kanë preferuar të bëjnë komente rreth këtij evenimenti të rëndësishëm në jetën e tyre.

Por në emisionin “Lart e Poshtë”, gazetarët Ervin Kurti dhe Suada Daci kanë zbuluar disa detaje për dasmën e Orindës dhe Turit. 

"Do jetë një spektakël i vërtetë, do bëhet në një kopësht me drita, do ketë shumë të ftuar",-tregoi Ervin Kurti.

Ndërsa Suada Daci zbuloi se në dasmë do të këndojnë Aurela Gaçe dhe Artjola Toska.