Capri duket si një ishull për dashurinë. Me peizazhe mahnitëse, aromën e detit, perëndimet romantike, rrugicat karakteristike ai mbledh të dashuruar nga të gjitha anët, por nuk është një destinacion vetëm për çifte të dashuruarish, por edhe për pushues e turistë.

Para disa ditësh, siç u shkruajt në tabloidet ndërkombëtare, aty ndodhej për pushime vajza e vogël e Donald Trump, Tiffany, e cila kishte zgjedhur të udhëtonte me të ëmën, ish-bashkëshorten e Presidentit amerikan, Marla Maples.

Shëtitjet e Tiffany-t në rrugicat e ishullit italian, në mbrëmje, mëngjeset në jaht të dy biondeve të njohura, çastet e çlodhjes nën diell në plazh, u bënë pjesë e faqeve të gazetave.

Siç e kemi mësuar tashmë, sepse udhëtimet e tyre bëhen gjithmonë pjesë e lajmeve me ngjyra romantike, Capri-n e kanë vizituar tashmë edhe Geti me Marinën. Me siguri në krahët e njëri tjetrit ata do të marrin maksimumin nga ky ishull, që mbledh njerëz të njohur apo aspak, nga të katra anët dhe ku nuk është aspak gjë e rrallë të shkëmbehesh me vajzën e Presidentit amerikan.

 

 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Vetëm pak kohë më parë, gjatë vizitës së Donald Trump me Melania-n dhe vajzën e madhe, në Itali, Ivanka drekoi me bashkëshortin në një restorant tipik. Me sa kuptohet, fama e Italisë për plazhet dhe ushqimin, ka kaluar oqeanin dhe ka tunduar edhe familjet më të pasura amerikane.