Në 35-vjetorin e lindjes së kantautorit Alban Skënderaj, mesazhi i ëmbël i Miriamit qarkulloi me shpejtësi në të gjitha portalet. Sa herë në raste të tilla, dedikimet speciale nuk humbasin nga vëmendja e publikut. Por nëse menduat se poezitë mbeten vetem te dy këngëtarët, diҫka duhet të lexoni akoma.

Edhe vjehrri i Albanit, Agim Cani, i ka kushtuar një mesazh kumtimplotë dhëndrit të tij në profilin zyrtar në Facebook. Jo vetëm i uron ditëlindjen, por i shpreh edhe mirënjohjen që është pjesë e jetës së tij.

Babai i Miriamit, përmes një postimi në Facebook me një foto të përbashkët me ҫiftin, shkruan:
“Alban ...sot ke ditëlindjen...
fat që të kam njohur...
lumturi që je pjesë e jetës sime...
të jetosh e gëzosh...
me zemrën dhe zërin që ke,
ke rrembyer shpirtërat tanë...
Gëzuar Alban...!,”

Kush nuk do të donte një vjehërr kështu?