Me siguri nga fotot në profilet sociale, por edhe dedikimet që i bëjnë vazhdimisht njëra-tjetrës, keni kuptuar që Zaimina Vasjari dhe Rezarta Shkurta janë dy mikesha të ngushta që ndajnë kohë me njëra-tjetrën. Por askush, ndoshta nuk i parë bashkë Samantën dhe Zaiminën në profilet soaciale e as në koncertet jashtë Shqipërisë, Kosovë e diasporë. Edhe në intervista të ndryshme ku këngëtaret kanë marrë pjesë, nuk kishin rënë në sy që bashkë i lidhte një marrëdhënie më shumë se kolege.

Në intervistën e saj të fundit, Zaimina tregon për herë të parë se me Samanta Karavellën ka lidhje gjaku dhe nuk është thjesht kolege. E vënë përballë disa zgjedhjeve, sipas formulës së programit “Mirage”, Zaimina është pyetur edhe për zgjedhjen mes Rezarta Shkurtës dhe Samanta Karavellës: “Gjete dy emrat që unë i kam mikesha të afërta shumë…” – tha ajo duke shtuar se e ka të vëshirë të zgjedhë mes të dyjave: “Mes të dyjave, e kam shumë të vështirë të bëj një ndarje e të zgjidhja njërën, por duke qenë se Samanta është edhe kushërira ime, nuk i ngel hatri që unë të zgjedh mikeshën time, Rezarta Shkurtën” – tha Zaimina.