Pas largimit të Elvana Gjatës në Amerikë dhe ndarjes artistike me producentin Mumajesi, ky i fundit nuk u ka shpëtuar lajmeve rozë për një lidhje të re me moderatoren e njohur të Klan Kosovës, Liberta Spahiu. Drejtuesja e programit Prive nuk ka dhënë asnjë shpjegim për lajmet e ditëve të fundit në portale, por zërat nuk janë shuar. Nga mediat e Kosovës vijnë lajme se ҫifti ka nisur edhe bashkëjetesën prej pak kohësh.

Ende asgjë nuk është zyrtare për këtë lidhje të përfolur, por që Flori është në Kosovë, kjo mund të thuhet me siguri të plotë. Kantautori është shfaqur mbrëmjen e djeshme në ditëlindjen e Blerona Zeqirit, moderatores së “1 Kafe prej Shpisë”, në RTV21, pas largimit të Labinot Gashit nga ky ekran.

Në fotot dhe videot e fundit nga festa e ditëlindjes, që moderatorja e njohur ka publikuar në profilin e saj në Snapchat, shfaqet edhe Flori Mumajesi, i cili, siҫ duket, ka qenë i pranishëm në festë.

Nuk dihet nëse pjesë e festës ka qenë edhe Liberta Spahiu, por ndoshta Blerona ndoshta ka dhënë një sinjal për publikun pas këtij postimi.